/Si në bunker, ja si duket brenda shtëpisë së Mustafa Licit , pjese e fisit te te forteve ne Shkoder (Foto)

Si në bunker, ja si duket brenda shtëpisë së Mustafa Licit , pjese e fisit te te forteve ne Shkoder (Foto)

Mëngjesin e sotëm, forcat e policisë në Shkodër kanë shoqëruar Mustaf Licin, duke e pyetur në lidhje me vr.asjen e tregtarit Fatos Ferracaku një ditë më parë.

FNSH nën masa të rrepta sigurie kanë rrethuar fillimisht banesën e Licit dhe më pas e kanë shoqëruar në komisariat shkruan Albeu

Mustafa Lici, anëtar i këshilli bashkiak në Shkodër, është marrë në pyetje së bashku me djalin e tij Hamza Licin 15-vjeç.

Bëhet e ditur se Ibrahim Lici, djali tjetër i Mustafa Licit nuk është gjetur në banesë.

Mustafa Licit nuk i janë lejuar kontaktet me familjarë, të cilët nuk kanë marrë as shpjegime rreth shoqërimit të Licit.

Policia ka dyshime të forta se familja Lici mund të ketë lidhje me vr.asjen e Fatos Ferracakut, pasi pranë banesës së tyre u gjet edhe një motor i djegur, raporton Top Channel.

Kujtojmë se vëllai i Mustafa Licit, Fatbardh Lici, u ek.ze.kutua në mënyrë maf.ioze, pak muaj me parë në qendër të qytetit të Shkodrës.

Në intervistën e dhënë për mediat Mustafa Lici bënte thirrje se ishte i ngujuar dhe kërkonte ndihmë, ndërsa shtëpia e tij i ngjante një bunkeri të vërtetë, për të cilin foli mbrëmë në media edhe gazetari investigativ Artan Hoxha.

Mureve të larta mbi 5 metra, u janë shtuar edhe disa pjesë kaucuku në mënyrë që shikimi nga jashtë të jetë i pamundur.

Shtëpia është e rrethuar e gjitha me mure dhe hekura sipër tyre, madje në cepet e shtëpisë janë të instaluar edhe kamerat e sigurisë. /albeu