May 29, 2020

Si do të jenë udhëtimet me avion pas KARANTlNES? Dalin projektet e para, me ndarjet me xham

Së bashku me rimëkëmbjen shumë pyesin veten se si do të udhëtojnë pas ko ronavirusit në avione apo në linjat e transportit publik. “Avioninteriors”, kompania që krijoi hapësirat për të qëndruar pasagjerë brenda kabinave ajrore, nisi idenë për të lejuar udhëtimin ajror pas bllokimit. Do të ishte një aranzhim i vendeve ulëse të klasit economy. Rreth secilit vend mendohet të ketë një ekran xhami, i aftë të mbulojë kokën 180 gradë, duke parandaluar kontaktin me pasagjerin ngjitur me të.

Ideja “Glassafe”

Ekrani quhet “Glassafe”, përkthyer fjalë për fjalë “xham i sigurt” dhe ishte krijuar ekskluzivisht për post-karantinën, në mënyrë që të shmanget përhapja e virusit midis udhëtarëve.

Pajisja nuk e mbulon fytyrën e pasagjerit për ta lejuar atë të vazhdojë të përdorë argëtimin në bord dhe gjithashtu të hajë ushqim. E njëjta pajisje mund të montohet në lloje të ndryshme të sediljeve.

“Glassafe” krijon një pajisje të izoluar rreth pasagjerit – shpjegon krijuesi i xhamit – në mënyrë që të shmangni ose minimizoni kontaktet dhe ndërveprimet përmes ajrit midis pasagjerëve.