Shqiptarja që s’u plak kurrë, s’do ta besoni sa vjeçe është Valbona Selimllari


Të gjithë shqiptarët e simpatizojnë dhe e pëlqejnë bukurinë natyrale e freskinë e përjetshme që ka Valbona Selimllari.

Ajo është Miss-i i parë shqiptar dhe siç duket, e ka bërë në plan të mos ndryshojë kurrë pamjen e saj.
Në një intervistë sot për “Wake Up” në Top Channel, ikona e bukurisë shqiptare ka folur rreth jetës së saj. Ajo ka treguar se ka qenë shumë gjumashe kur ka qenë studente.

Në fakt edhe sot vazhdon të jetë e tillë, por kur ka impenjime të rëndësishme nuk e ka aq problem zgjimin e mëngjesit. Gjithsesi, Valbona ka treguar për herë të parë se ka e kanë përjashtuar një vit në shkollë, për shkak të gjumit të mëngjesit.

Ajo është shprehur se ky është një gabim i madh, por që kjo gjë ka ndodhur.

Më kanë përjashtuar, kam një vit të humbur prej gjumit të mëngjesit. Është gabim i madh. Kijeni parasysh, gabim shumë i madh”.

Ajo ka folur edhe për moshën e saj.

Nuk ka asgjë për t’u fshehur. Unë jam e ’72-shit, ndonëse kudo ma shkruajnë ’73-shi.’

Pra, nëse i bëjmë llogaritë mirë, Selimllari është 45 vjeçe si dhe ka edhe 3 fëmijë.