Shqiptari u hodh nga tarraca e pallatit, policët e kapin në ajër


Mund të kishte përfunduar i vdekur, nëse nuk do të ishin këta policë.

Një shqiptar në Itali kishte hipur në tarracën e një pallati dhe kërcënonte se do të hidhej.

Forca të shumta policie shkuan pranë tij për ta bindur që të tërhiqej, por gjithçka rezultoi e kotë.

Pasi e pa që policët po afroheshin shumë, shqiptari kërceu për t’u hedhur, por në mënyrë spektakolare u kap në ajër.

Ai ndodhet në spital pasi pësoi disa lëndime në trup. Janë të paqarta arsyet që e çuan shqiptarin, e paidentifikuar ende, të tentonte hedhjen. /k.k/noa.al/