Shqiptari kap peshkun 22-kilogramësh dhe e kthen sërish në ujë (Video)


Një rast i jashtëzakonshëm ka ndodhur në Liqenin e Vërmicës.

Bardh Jahiri, një peshkatar nga Ferizaj, për “Ferizajpress” ka treguar se ka kapur një peshk 22 kilogramë.

Bardh Jahiri tregon se peshkun e ka kapur në Liqenin e Vërmicës, kurse e ka hedhur pas pak sërish në ujë.

Në fotografitë dhe videon e dërguar në adresë të Ferizajpress, peshku që ka kapur Bardhi vërtet duket i madhësisë së rrallë në trevat tona.

Ndiqeni videon më poshtë për më shumë.