Shqiptarët,popull frikacak,dembel,primitiv,grabitqar e injorant.Janë drejtuar gjithmonë nga cuba, që s’dinë të bëjnë shtet!


Nga Nexhmedin Spahiu-Viteve të ‘90-ta,në lokalet e Tiranës bisedonim se çfarë është profesioni stereotip i kombeve të ndryshëm.Për shumë gjëra,shumica pajtoheshin se gjermani ishte mekanik,se italiani ishte një këngëtar apo poet,se japonezi ishte një inxhinier,se greku ishte tregtar,se serbi ishte një bujk,se bullgari ishte një punëtor,se kinezi ishte një ndërtimtar,se amerikani ishte një kauboj,se anglezi ishte një administrator,se suedezi ishte një organizator,se turku ishte një luftëtar etj.Por,pyetja më e rëndë që shtrohej ishte:çfarë ishte shqiptari?

Përgjigjet ishin: shqiptari nuk është mjeshtër, ai vetëm aktron mjeshtrin. Shqiptari nuk është mësues,ai vetëm aktron mësuesin. Shqiptari nuk është luftëtar,ai vetëm aktron luftëtarin. Shqiptari nuk është mjek,ai vetëm aktron mjekun.Nga përgjigjet e shumta të këtij lloji,njëri nga të pranishmit brofi në këmbë dhe tha: shqiptari pra qenka aktor.

Ndryshe,si mund të ishte aktori më i mirë jugosllav i të gjitha kohërave, shqiptari Bekim Fehmiu.Të bëhesh aktori më i madh në një ambient armiqësor,siç ishte Beogradi për shqiptarët,kjo mund të ndodhte vetëm kur je aktor e përtej aktori.