“Shqipëri oj nana ime”! Gjirokastra skuqet nga flamuri kuqezi, përgjigje Agimit te Arte (VIDEO)


“Shqipëri oj nana ime”! Gjirokastra skuqet nga flamuri kuqezi, përgjigje ekremlstëve grekë (VIDEO) Pëlqej0

Qindra anëtarë të Aleancës Kuqezi dhe jo vetëm ishin sot në  Gjirokaster për të marshuar drejt konsullatës greke, për të kërkuar llogari për 7 shqiptarët e vr..arë vetëm në dy muajt e fundit në shtetin helen.

Me flamujt kuqezi dhe me tingujt e këngës himn ‘’Shqipëri o nëna ime”, aktivistët po hedhin valle pranë memorialit të Çerçiz Topullit.

‘’Sot ne marim pjesë në këtë protestë për të kujtuar vltklmat shqiptare në Greqi, që janë vr..arë padrejtësisht edhe pse kanë qenë të pafajshëm”, shprehet një prej pjesëmarrësve në protestë.

Kjo qëndresë e tyre vjen në një ditë kur në Lazarat kanë mbërritur mjaft shtetas grekë në nderim të Konstantinois Katsifas, i vr..arë në 31 Tetor nga forcat RENEA.

Aktisistët e AK-së kanë deklaruar se mund të kenë një marshim me këmbë në drejtim të Bularatit, po kjo mbetet për tu parë në orët në vijim.

Pikërisht për të shmangur çdo agravim të situatës sot në Gjirokastër janë të pranishëm qindra efektivë të  FNSH-së.