Shpikje shqiptare, ku i fshehin celularët për në bu rg


Mënyrat me të cilat tentohet të futen në bur gje sende te ndaIuara, po sofistikohen përditë e më shumë. Ditët e fundit në Bur gun e Lezhës, poIicia e bur gjeve mes sendeve që tentoheshin të futeshin në qe li, ka zbuluar se në një tenxhere ishin fshehur 3 celularë dhe aksesorët përkatës.

Tenxherja ishte e mbushur me gjellë (fasule) dhe poshtë kishte një fund të dyfishtë. Punonjësit e policisë së bur gjeve i kanë bërë një kontroll të imtësishëm, dhe kanë mundur të zbulojnë celularët e fshehur, megjithëse fundi i dyfishtë ishte maskuar shumë mirë. Materialet e çështjes i kanë kaluar prok urorisë së rrethit për të vijuar hetimin e kësaj çështjeje dhe zbulimin e autorëve të saj.

Ky nuk është rasti i parë, kur sendet e ndaluara si celularë apo dr ogë synohet të futen në bur gje me mënyra të sofistikuara. Pak muaj më parë në bur gun e Lezhës policia kapi një top futbolli të fryrë, që u hodh nga jashtë rrethimit të bur gut dhe që në brendësi kishte 3 celularë. Burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Bur gjeve bëjnë të ditur se vetëm gjatë muajit janar 2019 policia e bur gjeve ka mundur të kapë 15 celularë, që tentonin të futeshin, apo ishin futur në bur gje.