Shpërblimi 50$ për pensionistët, Grida Duma: Hajde bëjmë muhabet, zgjidhje jep PD, 250 mijë lekë pensioni minimal


Pas vendimit të qeverisë Rama 2 për të shpërblyer çdo pensionist me 50$ me rastin e Vitit të Ri, ka ardhur reagimi edhe nga demokratët. Deputetja demokrate, Grida Duma e ka quajtur ‘paketë tu rpi’ shpërblimin e vënë nga qeveria, si dhe shkruan në Facebook, se zgjidhja vjen nga PD. Duma shton se PD premton një pension minimal prej 250 mijë lekë të vjetra.

Reagimi i plotë:

Paketa e turpit fy erje për pensionistët dhe shoqërinë!

Të rinjtë në protestë për të ardhmen, të moshuarit në lëmoshë për jetën.

Thotë se ka dhënë 50 dollarë pako tu rpi për pensionistët sikur ti ketë nxjerrë nga xhepi dhe jo nga buxheti i përbashkët i qytetarëve.

460 lekë në muaj! Vetēm indeksimi do duhej të kishte qenë dyfishi.

Me faturën energjisë të dyfishuar, faturën e ujit të trefishuar, ilaçet mesatarisht mbi 30 mijë lekë të vjetra në muaj, marrin pako denigrimi 50 dollarë në vit.

Vetëm nga rritja e çmimeve dhe shtrenjtësia e jetës do duheshin minimalisht 50 dollarë në muaj për të pasur të njëjtat shërbime si 5 vjet më parë.

Siç taIIet sot me të rinjtë që pasi i zhvat thotë hajde bëjmë muhabet njësoj taIIet me pensionistët që pasi i rrit çmimet i trajton si gjynafqarë ndërkohë që duhet të ishin kategoria me e respektuar e shoqerise.

Për pensionistët ka vetëm një zgjidhje alternativa e PD, 250 mijë lekë pensioni minimal.

Shtresa që meriton respekt, mirënjohje për kontributet e një jete punë i detyrohemi minimum dinjiteti.