May 29, 2020

Shoku ia ndau të vëllanë në copa! Shokon vëllai i viktimës: I nisa mesazh nga Facebooku i vëllait, por përgjigja e tij zbuloi gjithça

Vëllai i 36-vjeçarit Kreshink Beqiraj, Donjet Beqiraj i cili u vra në mënyrë makabre nga shoku i tij, Albert Zekaj dha sot detaje shokuese se si e mësoi zhdukjen e të vëllait.

Donjet Beqiraj, i ftuar në emisionin “Me zemër të hapur” rrëfeu se me ngjarjen është njohur kur ishte në Gjermani.

E më pas ka filluar hetimet dhe shprehet se i ka dërguar mesazh me adresën e Kreshnikut në Facebook, Albert Zekajt. Ky i fundit për të mos rënë në sy i ktheur përgjije duke i thënë që të kthehet në shtëpi, pasi familja po e kërkon.

Ja deklarata e vëllait të Kreshnik Beqirajt:

Ajo që po më mban në këmbë është inati. Grupi hetimor që mua më pranoi mblodha gjithë provat i dorëzova dhe reaguan direkt. Dua drejtësi, të hapë sytë grupi hetimor, se i dyti është i nderuar. Pse nuk lëvizi, pse prishën provat.

Unë jam lajmëruar në Gjermani me anë të telefonit nga daja ime, se Kreshniku nuk është paraqitur në punë prej tre ditësh. Kishte lidhje të mira me kolegët. Aty u preka se vëllai ka ik për punë ku ai ishte shumë mirë aty ku ishte. Kështu na tha Albert Zekaj.

Fliste me motrën për shumë kohë, bënte edhe rolin sikur ishte vëllai që im ai që fliste me motrën. Por çdo njeri ka theks dhe e kuptova nga mënyra se si shkruante. Ai ishte nga veriu. Ato i nxora në një letër A4. I kërkova të thoshte një batutë dhe aty e kuptova se nuk ishte vëllai. Kur erdha në Shqipëri i shkruajta të takohemi dhe nuk më ktheu përgjigje.

I shkruajta nga Facebook i vëllait dhe ai e dinte që nuk ishte vëllai im. Përgjgja që më ktheu ishte: “Ku je o Nikola. Nuk e di nëse ke dijeni çfarë ka ndodhur. Kontakto me familjen ose me kë të dush. Shpresoj të jesh mirë”.