/Shokohet pronari,gjen para shtepise gropen gjigande 90 metra e thellë

Shokohet pronari,gjen para shtepise gropen gjigande 90 metra e thellë

Një gropë e thellë 90 metër është zbuluar fare rastësisht nga disa gjeologë gjatë një kontrolli rutinë pranë një banese të nxjerrë në shitje në Britaninë e Madhe.

Ngjarja ka ndodhur në një lokalitet të Cornovaglia, të quajtur Scorrier, në jug të Anglisë.
Ekspertët kanë shpjeguar se bëhet fjalë për një minierë të vjetër të dalë në dritë, për më tepër ky nuk është rasti i parë në këtë zonë.

Eksperti Alan Buckley ka shpjeguar për BBC: “Scorrier ndodhet në zonën e Great North Downs Mines, një zonë e rëndësishme minerare, ndaj nuk është çudi që një gropë kaq e thellë të zbulohet këtu.

E gjithë zona,  ka shpjeguar eksperti, është si një copë e madhe djathi zviceran. Shpesh verifikohen rrëshqitje të mëdha pas periudhash me reshje intensive”.

Pamjet e realizuara nga Mark Thomas, banor i zonës, tregojnë thellësinë e jashtëzakonshme të gropës, fatmirësisht e hapur pranë një shtëpie të braktisur prej kohësh, përndryshe pasojat do të kishin qenë fatale