/Shkrimtarja e njohur sqaron: Pse studenti mban kaskën në kokë

Shkrimtarja e njohur sqaron: Pse studenti mban kaskën në kokë

Shkrimtarja Klara Budo simbolikën e studentit protestues me kaskë në kokë. Ajo flet lidhur me protestën e studentëve për mbështetjen ndaj tyre dhe për studentin që mban gjithë kohën kaskën në kokë.

“I mbështes totalisht studentët dhe u bëj thirrje intelektualëve që t’i mbështesin. Mendoj se negociatat nuk kanë asnjë lloj kuptimi. Studentët kanë vënë gishtin ku është pl aga. Në asnjë mënyrë ata nuk janë të aftë të reformojnë këtë sistem në gjendjen ku ndodhet.

Duhet të plotësohen kërkesat e studentëve dhe më pas të krijohet një komision emergjence me profesorë, me personalitete të cilët të punojnë për reformimin e sistemit edukativ. Ai studenti me kaskë, përfaqëson inteligjencën. Ai e di çfarë ndodh në atë shtet nga një limit në tjetrin. Ka vënë atë kaskën se çdo gjë mund të ndodhi”, tha ajo në OraNews.