Shkon në spital nga dhimbjet e barkut, lind 5 fëmijë


Një nënë e re në Indi ishte shtruar në spital në pritje të lindjes së fëmijës së saj dhe në pak më shumë se 30 minuta ajo është bekuar jo me një, por 5 vajza përmes lindjes natyrale.

25-vjeçarja, Manita Singh, vetëm 26 javëshe shtatzënë, u paraqit në spital me dhimbjet e lindjes. Frika dhe ankthi i saj ishte i madh, pasi vetëm 2 vjet me parë kishte humbur djalin e saj menjëherë pas lindjes.

Bashkëshorti i Manitës dhe babai i pesënjakeve, Manish, tha se ky ishte një bekim nga Perëndia dhe një kompensim për humbjen e të voglit të tyre dy vite më parë.