/Shikoni se si tifozët serbë e shanin me nënë në shqip Shaqirin në ndeshjen kundër Zvezdës

Shikoni se si tifozët serbë e shanin me nënë në shqip Shaqirin në ndeshjen kundër Zvezdës

Xherdan Shaqiri kishte një paraqitje fantastike kundër Crvena Zvezdës, por disa tifozë serb gjatë tërë ndeshje e shanin me nënë yllin e Liverpoolit në gjuhën shqipe
Liverpooli e shkatërroi Crvena Zvezdën duke e mposhtur atë me rezultat të thellë prej 4-0 në Anfield në kuadër të Ligës së Kampionëve, shkruan GazetaMetro.

Shaqiri në 68 minuta sa luajti ishte njëri nga më të mirët në fushë si dhe kontribuoui në dy golat e parë të Liverpoolit.

Por, disa tifozë serb të cilët ishin në Anfiled sa herë që kishte Shaqiri kontakt me topin e vërshëllonin. Disa madje e shanin me nënë në gjuhën shqipe 27 vjeçarin nga Zhegra.

Ndryshe, Shaqa më 6 nëntor do të jetë në Beograd me Liverpoolin që do ta zhvillojë një tjetër takim me Zvezdën në kuadër të Grupit C në Ligën e Kampionëve./GazetaMetro/