Shikoni reagimin e Jurgen Klopp kur pyetet për Xherdan Shaqirin (Video)


Ishte njeriu i ndeshjes dhe Jurgen Klopp i jep meritat që i takojnë. Trajneri i Liverpoolit vlerësoi me superlativa Xherdan Shaqirin pas fitores ndaj Crvena Zvezdës në “Anfield Road”.

Përjashtuar kualifikueset, Liverpooli nuk mposhtet në asnjë nga 17 ndeshjet e fundit në shtëpi në kompeticionet Europiane (12 fitore, 5 barazime), duke shënuar 43 gola.

Ekipi nuk pëson gol gjithashtu në 12 nga 15 ndeshjet e fundit në “Anfield Road” në të gjitha kompeticionet.

Klopp nuk i kursen elozhet për Xherdan Shaqirin, ku shprehet: “Shaqiri u përfshi në gjithçka. Ai është me të vërtetë një futbollist i mirë. Mendoj se luajti shumë mirë”.