/Shihni ç’ka bërë në taracë njeriu që do të bëhet kryeministri i Shqipërisë

Shihni ç’ka bërë në taracë njeriu që do të bëhet kryeministri i Shqipërisë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kur ka qenë kryetar i bashkisë së kryeqytetit i ka dhënë leje vetes për ndërtimin e një kati të 13-të në pallatin ku banon aktualisht.

Dhe jo vetëm kaq, por nuk ka paguar as taksën e ndërtimit në infrastrukturë.

Sipas kryetarit aktual Veliaj, parardhësi i tij Lulzim Basha do të mbahet mend si i vetmi Kryetar Bashkie i Tiranës në qindvjeçarin e fundit që firmosi leje ndërtimi për shtesë kati mbi apartamentin e vetë.

“Shtesë kati në hapësirën e përbashkët të banorëve të pallatit të tij me pamje nga Liqeni. Kryetari i bashkisë i jep leje vetes së vet që nga kati i 12 të shkojë në kat të 13.

Ju e keni parë që Luli kur nuk vinte në Bashki ia delegonte të gjitha Enos, por për këtë leje s’kishte besim, këtë të vetën duhet ta firmoste patjetër vetë. Dhe shiko çfarë thotë leja: Leje zhvillimore ndërtimi për strukturën shtesë 1 kat mbi strukturën 12 kate në pronë të zonjës Aurela Isufi dhe Lulzim Basha.

Në vendndodhje Skerdilajd Llagami dhe shoqëria që ndërton Arkimed International. Sipërfaqe e pronës që shtohet 203 m2. Vëllimi që shtohet 323 m3 mbi katin e 12. Më thoni një tjetër njeri që ka marrë dot leje nga kjo bashki të ndërtojë kat të 13 mbi një leje të ezauruar”, deklaroi Veliaj.

Ish-kreu i Bashkisë së Tiranës nuk ka paguar as taksat e bashkisë. Kreu i partisë më të madhe opozitare nuk ka zbatuar ligjin duke mos paguar taksat që çdo qytetar i thjeshtë e bën.

“S’paguan taksën e bashkisë së vet, e lejes së ndërtimit të vetes së vet. Dhe thotë ja kam marrë firmës nga teprica debitore, për 171 mijë lekë. A ke turp? A ke karakter? A ke fytyrë?”, deklaroi Veliaj.

Mandej, ai publikoi edhe planimetrinë nga lart të katit shtesë që Basha i dha vetes.

“Sikurse e shihni edhe nga kjo planimetri, Basha i ka shtuar vetes katër dhoma shtesë në shkelje flagrante me ligjin. Shikoni pak si është pallati origjinal dhe dua të falënderoj banorët që na e denoncuan. Ka ndërtuar pa leje në katër cepa të ndërtesës në majë.

Shikoni pamjen. Katër struktura pa leje. Sigurisht, të hënën i shkon gjoba, vendimi për prishje dhe kallëzimi në prokurori, patjetër. Por nga pamjet me dron skica, pallati ka formë kryq dhe ka shtuar katër dhoma. Njeriu që do të bëhet kryeministri i Shqipërisë ndërton pa leje”, nënvizoi Veliaj.