Sheshi “Skënderbej” mbushet plot, besimtarët falin namazin e Fiter Bajramit


Besimtarët myslimanë festojne sot Fitër Bajramin. Mijëra besimtarë u mblodhen mengjesin e sotem per faljen e namazit të Bajramit të organizuar në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, uroi besimtaret per paqe, lumturi dhe harmoni.

“Zoti i madhëruar thotë: “Për Mua agjëruat në muajin e Ramazanit dhe sipas urdhërit tim falët namazin e bajramit. Kthehuni tani në shtëpitë tuaja të pastruar nga gjynahet e të falur”. Allahu ua pranoftë agjërimin, adhurimet dhe lutjet që kemi bërë gjatë këtij muaji të bekuar. Fitër Bajrami është ditë shprese, ditë gëzimi dhe solidarizimi. Bajrami është ftesa nga zemra në zemër, për të folur më shumë me njëri-tjetrin, për t’u dashur, për të sheshuar keqkutimet, mosmarrveshjet, mëritë dhe zënkat, për të falur e toleruar”- tha ai ne mesazhin per kete feste.

“Le të heshtim në vend të fjalës së keqe, e kur të flasim, të flasim bukur! Le të shërbejnë këto ditë feste për më shumë mirësi, vëllazëri, miqësi dhe dashuri, në të mirë të shoqërisë, kombit dhe gjithë njerëzimit”- shtoi me tej ai.