/SHBA nis zbatimin e planit B, njeriu ‘i hekurt’ që pritet të bëjë ‘kokëturku’ shumë politikanë e zyrtarë të lartë

SHBA nis zbatimin e planit B, njeriu ‘i hekurt’ që pritet të bëjë ‘kokëturku’ shumë politikanë e zyrtarë të lartë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hedhur në zbatim planin B, për të shfarosur me themel krlmin dhe korrupslonin në Shqipëri. Plani B i SHBA pritet të shembë gjithë piramidën korruptive dhe kupolën e inkrlminuar të politikës.

Zbatimi i këtij plani vendimtar për luftën ndaj krimlt ka nisur me emërimin në krye të Ministrisë së Brendshme të ushtarak-gjeneralit Sandër Lleshi. Ky i fundit mësohet se është një emërim i amerikanëve dhe gjermanëve, të cilët synojnë t’i japin goditjen finale dhe fatale ‘bandës’ së korrptuar politike.

Plani B duket se ka nisur nga që plani A dështoi me goditjen e policisë përgjatë aksioneve të inkuadruara në slloganin ‘Forca e Ligjit’. Ky plan, i mbështetur dhe nga kreu i qeverisë, Edi Rama, për çuarjen pas hekurave të peshqve të mëdhenj, nuk e arriti mbajtjen e premtimeve.

Për këtë arsye, ndërkombëtarët kanë bërë lëvizjen e radhës, duke sjellë në Ministrinë e Brendshme gjeneralin Lleshi. Emërimi i gjeneralit në këtë post të lartë është një kambanë alarmi, që tregon se krimlnaliteti me kollare në vendin tonë është në kuota alarmante.

Por, kjo nuk mund të vazhdojë dhe për shumë kohë, pasi amerikanët kanë marrë në dorë situatën, ku pritet goditja më e madhe e krimlt me kollare. Fillim-zbatimi i planit B të SHBA pritet të bëjë ‘kokëturku’ shumë zyrtarë të lartë dhe politikanë të lidhur me krlmin e të mbytur në korrupson./Pamfleti