‘SHBA do i bllokojë hyrjen Berishës, Bashës, Ramës dhe Metës. Bishat futen në kafaz


Avokati Spartak Ngjela ka bërë një tjetër deklaratë të fortë kundër politikanëve shqiptar. Në një postim në rrjetin e tij social, Ngjela shkruan se Amerika ka vendosur në shënjestër Ramën, Berishën, Metë dhe Bashën dhe pritet që ti bllokojë hyrjen e tyre në SHBA si persona të përfhsirë në korrupsion të lartë.

“Ndalimi i pushtetarëve të korruptuar shqiptarë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të vijojë.
Hetimi ndërkombëtar i tyre po vijon me ritme të larta. Por ka dhe efekte të tjeta ndërkombëtare që tregojnë se ndalimi i personave të ikriminuar për të hyrë në Amerikë ka lidhje edhe me shkeljen e ligjit amerikan. Kjo tani po del qartazi.
Por kjo është një praktikë e hapur rishtas në Amerikë.

Kuptohet se kjo është e njëjta masë si ajo që i vendosën para disa kohesh Adriatik Llallës, i cili sigurisht që rezulton që edhe ky të ketë shkelur ligjin amerikan.. Mendimi është se këto masa do të vijojnë ende dhe për disa shqiptarë të pushtetshëm, por tani kuptohet se është fjala për pushtetarë që kanë shkelur ligjin amerikan.

Mendohet gjithashtu se, në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri, politika amerikane do të japë vendime të reja për ndalimin e hyrjes në Amerikë, kundër krerëve të korrupsionit shqiptar. Nga të gjitha këto arrijmë në konkluzionin se Korrupsion i shqiptar është sot një bishë e mbyllur në kafaz hekuri. Tani, likuidimi i kësaj bishë duket se është një gjë e sigurt.

Sigurisht që janë katër krerët e Shqipërisë, Berisha, Rama, Meta dhe Basha që tani janë të kapur me prova në veprimtarinë e tyre kundër politikës atlantike të Shqipërisë. Por a do t’i ekspozojë politika amerikane këto prova kundrejt opinionit publik shqiptar? Sigurisht që kjo do të varet nga veprimtaria e mëtejshme e katërshes së korruptuar.

Në funksion të kësaj, të paktën kryeministri aktual, Edi Rama, duhet të japë dorëheqjen. Në rrugën e aktivitetit politik në lidhje me aleancën e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Perëndimin në përgjithësi, çdo veprimtari kundër kësaj aleance është shkelje e rëndë e interesit kombëtar.”-shkruan Ngjela.