/Shaqiri shkon në Beograd

Shaqiri shkon në Beograd

Pritja ndaj tij në stadiumin e Beogradit do të jetë pashmangshmërisht në një atmosferë armiqësore, por përkundër presionit, Xherdan Shaqiri po bën të pamundurën për të mos munguar në Ligën e kampioneve.

Talenti i kombëtares zvicerane ka kërkuar nga trajneri Jurgen Klop që të jetë në kontigjentin që do udhëtojë në Serbi, pavarësisht se përkatësia e tij etnike, e kthen dukshëm në subjekt kroesh raciste nga huliganët vendas.

Xherdan Shaqiri i lindur në Gjilan të Kosovës por që luan me përfaqësuesen helvetike, u gjobit nga FIFA këtë verë në botëror për festimin e golit me shqiponjë ndaj Serbisë. Këtë dhe jo vetëm, tifozët nuk do ta harrojnë kurrë.

Nuk kam asnjë shqetësim për këtë ndeshje në Champions. Unë shkoj atje vetëm të luajtur futboll dhe nuk shqetësohem për mesazhet politike. Sigurisht tifozët e Crvena Zvezdës do të më ofendojnë por këtë e bënë dhe në kupën e botës, dhe e përballova, u shpreh Shaqiri.

Kosovari ka patur bisedim me trajnerin gjerman Jurgen Klop, duke kërkuar me insistim të jetë të paktën në stol. Shaqiri ka thënë se do të ndihej keq nëse këtë ndeshje do ta shikonte nga ekrani i vogël. Ndeshja mes Crvena Zvezda dhe Liverpool luhet në 6 nëntor në stadiumin “Rajko Mitiç” të Beogradit, dhe më parë trajneri i Liverpul ka lënë të kuptohet se mund ta kursejë Shaqirin, për të evituar fokusin te futbolli dhe një objektiv i Liverpulit siç është Liga e kampioneve.

Top Channel