S’do t’i mbani lotët kur të dëgjoni 14-vjeçarin: Dua një punë e të kujdesem për motrën, që..


Rrëqethesh teksa dëgjon historinë e këtij 14 vjeçari nga një fshat i Kuçovës.
Jeta e tij e vështirë, që prej vdekjes së të atit dhe barra që të kujdeset për motrën e sëmurë. Eraldi nga fshati Gegë bashkia Kuçovë 23 vite më parë humbi nënën.

Që atëherë jeta ka qenë e padrejtë me të dhe të motrën. 14 vjeç ai mori rrugën e emigrimit për të mbajtur edhe babanë e sëmurë.

Babai u nda nga jeta 3 muaj më parë, dhe Eraldi nuk mundet t’ia dalë më i vetëm. “Kur del ndonjë punë, dal e punoj. Çdo gjë e përballoj vetë”, shprehet ai. Lana, e motra nuk e ka njohur kurrë nënën.

Ajo vdiq ditën që e solli në jetë. Për të, Eraldi do vetëm kurimin. Lana është e sëmurë me depresion dhe e abuzuar seksualisht në mungesë të të vëllait siç thonë familjarët nga njerëz që kurrë s’janë vënë para drejtësisë. “Dua vetëm një mbështetje. Që të shkoj të punoj, mos rri këtu i mbyllur”, shprehet ai.