May 29, 2020

“Santa Quaranta ka punesuar 500 kamerierë”, shpe rthen avokati i Balilit : E bleu me …

Baftjar Rusi, avokati i familjes Balili prej 18 vitesh ka rrëfyer në “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, se Klement Balili e ka blerë resortin “Santa Quaranta” me ankand për vlerën 800 mijë dollarë dhe se më parë vendi ka qenë ish-kampi i punëtorëve që u rikonstruktua.

Ai deklaron se Greqia ndjente xhelozi që Balili po blente Santa Quarantën.

Intervista

Zoti Rusi, përse ju zgjodhi pikërisht ju Klement Balili avokat?

Njohja ime është e hershme. Kam qenë avokat i familjes sepse ata kanë shumë prona dhe kanë patur procese. Kryesisht çështje kanë qenë tregtare dhe biznesi. Unë kam prej 18 vitesh avokat i familjes Balili dhe e njoh mirë. Ata janë pesë vëllezër dhe kanë shumë aktivitete. Kam qenë avokat në shumë procese që kanë qenë të karakterit civil. Kryesisht çështjet i kanë fituar sepse kanë patur të drejtë në bazë të provave dhe të ligjit.”
A je i kënaqur me pagesë?

Është një pagesë normale e zakonshme sipas tarifave.”
Tani mos më thuaj tarifa sepse të jesh avokat i atij që e quajnë Es kobar i Ballkanit dhe të zësh në gojë tarifat e zakonshme nuk e ha njeri.

Unë nuk e di që Shqipëria të ketë Ek sobar. Edhe në vendet me tra.fik të njohur të nar kotikëve nuk di ti kishin thënë dikujt Es kobar. E kemi kapur thonë ata përjashtoi disa përgjime por nuk dihet as numri nëse është i tij. Nuk ka origjinalitete dhe emër të përcaktuar.”
A e di Klement Balili se kush është Esk obari?

Ai as e ka idenë. Përherë të parë e dëgjoi kur Esk obarin kur i thanë që ishte ai vetë si Esk obari. Keli qesh me vete kur e dëgjon fjalën Esko bar.”
Kush ka të drejtë ambasadori amerikan Donald Lu, apo avokati shqiptar Baftjar Rusi?

Më kujton librin “Brenga e Ballkanit” ku Edith Durhamin e shikon si diçka të rrallë dhe Klementin kështu e shikojnë.”
Si pritet të shkojë procesi?

Ne avokatët do kërkojmë gjykim të shkurtuar dhe besojmë se çështja do mbyllet shumë shpejt. Nuk ka prova dhe jam i bindur se nuk do ketë dë nim të rëndë. Kjo dr ogë për të cilën akuzohet Balili nuk është kapur në territorin shqiptar e as në ujërat tonë por në një ishull të shkretë të Greqisë dhe atje janë arr estuar dy persona Petro Dajlani dhe Kleanthi Lala. Ata nuk kanë përmendur emrin e Balilit. Nuk ka prova dhe do kërkojmë pafajësi deri në fund.”
Si është historia e bizneseve të Balilit?

Ajo ‘Santa Quaranta’ që duket madhështore ka qenë ish kampi i punëtorëve që u rikonstrukta. Balili e bleu me ankand me çmimin për 800 mijë dollarë.”
Nga i bëri 800 mijë dollarë?

Nga burime të ligjshme. Me aktivitete tregtar dhe me poIici private dhe ndërtime.”
Po përse u lidh politika?

Sepse ka xhelozi për Balilin. Duke qenë se kanë patur shumë vota si familje e madhe dhe lidhje pune tregtare imagjinoni te ‘Santa Quaranta’ kishte të punësuar 500 persona kamerierë dhe punonjës të një biznesi kaq brilant që u bë xheloz Greqia. Përse nuk e bëni këtë lidhje?”
Vërtetë Santa Quarata është më e mirë se të tjerët por nuk bëhet xheloz Greqia për Santa Quaranta se na hoqe trurin?

2 mijë 3 mijë turistë kalonin nga Greqia në Sarandë çfarë mendonin ata? Balili dhe familja e tij në fillim i kanë shërbyer Partisë Demokratike me të gjithë vota. Më vonë te e majta dhe më vonë te LSI.”
Përse ka thënë Balili se e kam me Sali Berishën?

Bëhet xheloz Berisha prandaj.”
Tani Greqia xheloz, Berisha xheloz, DEA amerikane xheloze. Ore çfarë po thua?

Po si erdhi në këtë situatë. Unë nuk e di përse u bë xheloze por unë di që DEA amerikane në çdo vend të botës nuk merret me k.anabis por me dr oga të forta.”