/Saimir Tahiri rikthehet fuqishëm, hap median e tij (Emri)

Saimir Tahiri rikthehet fuqishëm, hap median e tij (Emri)

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka dalë jashtë skenës politike pas heqjes së të gjitha funksioneve si në Partinë Socialiste ashtu edhe në parlament.

Por ai asesi nuk dëshiron që të mbetet jashtë jetës publike. Sikurse raportohet ish-ministri do të rihapë një portal ,me emrin “Zëri i Popullit”, tek e cila ai është administrator.
Kujtojmë këtu se ish-ministri i Brendshëm, pritet që të mbajë një konferencë ditën e enjte në hotel “Rogner” ku do të flasë për çështjen për të cilën ai po gjykohet.

Ditën e sotme pas dorëheqjes së ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Tahiri u përfol të kishte gisht në këtë çëshjte, por këtë lajm e ka hedhur poshtë vet ish-ministri.