/Saimir Tahiri kthehet në Partinë Socialiste? Flet kryeministri Rama

Saimir Tahiri kthehet në Partinë Socialiste? Flet kryeministri Rama

A do të kthehet ish ministri I Brendshëm Saimir Tahiri në Partinë Socialiste, pasi të mbyllen hetimet e prokurorisë shqiptare nëse rezulton i pafajshëm?

Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Repolitix”, thotë se të gjithë ata që e akuzuan ish ministrin Tahiri në bazë të përgjimeve të grupit Habilaj, duhet t’i kërkojnë të falur, por nuk thotë nëse Tahiri do jetë “i mirëpritur” në PS.

Pjesë nga debati:

Gazetari Minga: A do të jetë i mirëpritur Saimir Tahiri në PS, nëse rezulton i pastër nga gjithë kjo histori?

Edi Rama: Së pari edhe njëherë nuk flas me nëse, unë jam i parimit që kam shpallur që në fillim dhe që e mbroj në vazhdimësi, problemet e çdo individi në PS me drejësinë, janë probleme individuale. Nuk gjykohet nga mënyra se mund të ketë shkelur në dërasë të kalbur por nga mënyra se si reagon. Për gjithë atë llum që u derdh në portale, foltore, gojtore, për Saimir Tahirin, i duhet kërkuar ndjesë për faktin se rezultuan ashtu siç ishin. Një llum që nuk meriton asnjë lloj respekti. Jo ne, por prokuroria italiane, gjykata italiane provoi sesa i drejtë ishte qëndrimi ynë në parlament kur refuzoi arr. estimin. Imagjinoni sikur ta kishim miratuar ne në bazë të ca llafeve të ca kri. minelëve.

Minga: Është i mirëpritur në PS?

Rama: Nuk flas me nëse unë, sot ai është në një proces, dhe procesi nuk duhet ndikuar me nëse.

Nikollë Lesi: Ku ja mban në prokruori. Vendimi i prokruorisë në dhjetor do jetë i pafajshëm dhe do kthehet në PS.

Rama: Unë di të them këtë, për pjesën e atij mali balte që u hodh bazuar në përgjimin e dy kri.
minelëve, ju duhet të kërkoni ndjesë