Sado që ta ketë rrogën ky pilot, puna e tij s’ka të paguar (VIDEO)


Një video është shndërruar virale online, për shkak të profesionalizmit dhe gjestit heroik të pilotit të një helikopteri në në Haute-Savoie, në Alpet Franceze.

Një skiator po pret ndihmë nga ajri, pasi shoku i tij është pl agosur. Ata qëndrojnë afër majës shkëmbore, në pjerrësirën e mbuluar me dëborë.

Piloti, falë aftësive të veçanta, e ul helikopterin me turirin e ngjitur në dëborë, për të zbritur ekipin mjekësor dhe largohet, ndërsa mjekët fa shojnë këmbën e skiatorit.

Helikopteri kthehet sërish në të njëjtin pozicion, madje më afër, ndërsa helikat gati prekin dëborën. I pl agosuri dhe ekipi mjekësor hipin në mjetin fluturues, ndërsa skiatori tjetër, i kapur, pas trupit të një xhandari, varet përmes një litari të lëshuar nga helikopteri për t’u larguar nga maja e malit.