/Rusia përgatit shtetasit e saj për luftën e 3 botërore: Siguroni ushqimet më të mira dhe ilaçe sepse…(Video)

Rusia përgatit shtetasit e saj për luftën e 3 botërore: Siguroni ushqimet më të mira dhe ilaçe sepse…(Video)

Rusët janë këshilluar që të sigurojnë ushqimet “më të mira” brenda në “strehimoret e bombave të Luftës së Tretë Botërore” pas shqetësimeve në rritje në vend se tensioni në Siri mund të përhapet në një konflikt global.

Siç shkruajnë mediat e huaja, ka qenë mediumi Rossiya-24news, në pronësi të Kremlinit, ai i cili ka transmetuar një segment që sugjeron furnizimet ideale për mbijetesë dhe paketimin e jodit për të mbrojtur trupin nga rrezatimi.

Siç thuhet më tej, shikuesve të këtij televizioni u është thënë që të “paketojnë orizin” – “i cili mund të ruhet deri në tetë vjet, si dhe miell tërshëre që mund të ruhet për tre deri në shtatë vjet” – por të heqin dorë nga hikërroret e preferuar ruse që zgjasin vetëm një vit.

“Natyrisht, ju mund të mbijetoni në mish të konservuar për një kohë të gjatë – deri në pesë vjet, ndërsa peshku i konservuar vazhdon jo më shumë se dy vjet”.

“Sigurisht që është e vështirë të bëhet pa qumësht, të paktën pluhur, sheqer dhe kripë. Tradita ruse sugjeron që ne duhet të blejmë makarona në kohë kataklizmi”. “Por të mbijetuarit profesionistë nuk e rekomandojnë marrjen e këtij produkti në strehimore të bombave”, thuhet të jetë thënë më tej, shkruan Telegrafi.

Prezantuesi televiziv Alexey Kazakov citohet të ketë thënë: “Jeta në botën nëntokësore do të jetë veçanërisht e vështirë për adhuruesit e gjërave të ëmbla. Çokollata, ëmbëlsirat, qumështi i kondensuar, të gjitha këto duhet lënë anash”.

“Glukoza është një burim i madh energjie, por ëmbëlsirat shkaktojnë etje, dhe uji do të bëhet burimi më i çmuar për banorët e strehimoreve të bombave”.

Ndërsa një ‘ekspert’ i quajtur Eduard Khalilov – intervistuar në Skype – tha: “Sa më shumë ujë, aq më mirë. Sepse ju mund të mbijetoni për dy deri në tre javë pa ushqim, por bëhet e vështirë pa ujë pas tre ditësh”.

“Uji është gjëja e parë që duhet menduar”.

Ekspertët gjithashtu kanë paralajmëruar se është gjithashtu e nevojshme për të marrë furnizime me ilaçe me jod që ndihmojnë trupin të merret me rrezatimin.