Rudina Magjistari ‘shpërthen’ kundër Tunës dhe Ermal Mamaqit: Më vjen keq për ata që …


Mbrëmjen e kaluar në emisionin “Xing me Ermalin” ishin të ftuar çifti Tuna dhe Patris. Përgjatë intervistës ata prekën tema të cilat po komentohen gjatë në media dhe nga publiku. Patrisi foli për herë të parë për marrëdhënien e Robertit me Tunën dhe tregoi se për të më e rëndësishme është familja.

Por pjesë e bisedës janë bërë edhe personazhe të tjerë të ekranit ku mund të përmendim, Rudina Magjistarin. Në kuadrin e humorit, Ermali pyeti Tunën nëse do të shkojë për një intervistë tek emisioni i Rudinës dhe këngëtarja u përgjigj me jo. Tuna tregoi se Rudinën e ka lënë të presë për 10 vite dhe këtë gjë do ta bëjë edhe për 20 vitet e ardhshme. Kjo përgjigje duket se nuk i ka pëlqyer aspak moderatores, e cila ka reaguar ditën e sotme nëpërmjet një postimi në ‘Instastory’.

“Hej Tunë darling, po hakmerresh se pse unë bëj punën time dhe ftoj në program një këngëtar, që për rastësi është edhe kunati yt dhe që s’e detyron njeri të thotë atë që do?! Se s’di t’më ketë ndodh ndonjë gjë tjetër me ty mua n’jetë. Sa shumë urrejtje paske në shpirt! Keq m’vjen për ata që t’kanë afër. Sa për programin, kam s’kam simpati personale, ne i ftojmë të gjithë. Këtë punë e bëjmë çdo ditë prej 10 vjetësh. Kështu ti e kupton besoj se ç’vend zë ti në gjithë këtë histori, ku prej vitesh showbiz-i shqiptar ka nxjerrë me dhjetra yje, që ke qejf ti shohësh: talente, kulturë dhe klas. Hajt me shnet! ps: Ermal e do edhe ti një?”,- ka shkruar Rudina.

Kujtojmë se pak kohë më parë, Roberti ishte i ftuar në emisionin e pasdites “Rudina” ku foli për herë të parë për marrëdhënien jo të mirë që ka me Tunën.