Rrëzohet avioni me 127 pasagjerë(FOTO+VIDEO)


Një avion me 127 vetë ne bord rrëshqiti dhe ra në anë, teksa zbriste ne pisten e aeroportit në Bolivi.

BBC raporton se avioni Peruvian Boeing 737 po ulej në aeroportin El Alto, në perëndim të kryeqytetit La Paz, pas mbërritjes nga Cuzco të enjten.

Asnjë prej 122 pasagjerëve dhe pesë anëtarëve të ekuipazhit nuk u lëndua, thanë zyrtarët.

lncldentl, i cili ndodhi rreth orës 10:00 lokale (14:00 GMT), e detyroi aeroportin të mbyllet për disa orë.

Fluturimet u pezulluan dhe u soll një vinç për të ndihmuar lëvizjen e avionit nga pista pasi pajisja e tij e uljes u shtyp dhe gomat shpe.rthyen.

Gjatë fluturimit nuk u raportuan probleme dhe kapiteni nuk dha asnjë paralajmërim kur aeroplani iu afrua aeroportit, thanë udhëtarët për mediat lokale. Shkaku i aksldentit nuk është ende i njohur dhe po hetohet.

https://www.facebook.com/RevistaTakeOff/videos/269457723759277/?t=0