Rrefehet Anila Basha: Kam shkuar edhe tek Hoxha për të gjetur burrë,ja çfarë më tha


E ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” gazetarja Anila Basha ka rrëfyer edh mjaft histori personale.

Një ndër historitë që u dëgjua me jo pak vëmendje, ishte historia me hoxhën, ku Anila kërkonte “fatin e jetës”.

“Më thotë një nënë që diku në Dajt është një hoxhë. Thashë po e provoj, vendosa një kapuç për të mos më njohur. Shkova atje, isha e dhjeta në radhë, njëri kishte lopën, tjetri dhinë, unë prisja burrin. Erdhi radha dhe nëna i tha që dikush më kishte bllokuar fatin, që s’po më dilte burri. ‘Afrohu afrohu’- më tha hoxha. U tremba, thashë çfarë do më bëjë ky tani. Më pa dhe më tha që më kanë bërë magji.

Shkruajti arabisht në 7 fletë e më tha që çdo natë në orën 12:00 do dalësh në ballkon, do shohësh hënën dhe do t’i lutesh Zotit të prishë magjinë. Do marrësh edhe këtë hirin dhe do e hedhësh në vazon e një luleje, tha. Mora letrat, ika.”- tregoi Basha, rrëfimi i së cilës shkaktoi të qeshura tek publiku.

“Fillova të hënën, kur isha në ndonjë emision, përshembull tek Fevziu i thoja: mbaroje se duhet të kap orën 12 të djeg letrën. Ditën e premte më thanë shoqet të iknim në disko. Nuk pranova s’e kisha hallin e letrës. Mu lutën dhe thashë po e djeg atje. Si përfundim, nuk arrita ta merrja hirin se më shikonin njerëzit. Kishte radhë, unë i thoja hapni rrugën s’e kam hall burri. Si përfundim m’u prish magjia ditën e pestë!-tha gazetarja Basha.