Rosaku që po çmend New York-un dhe me të drejtë


Kompanitë e famshme në New York kanë një yll të ri për pamjet e tyre: një rosak shumëngjyrësh.

Rosaku mashkull i llojit “ai galericulata”, ka gjetur famë të madhe në Big Apple pasi u shfaq në Central park.

Pendët e tij plot ngjyra të gjalla fituan shpejt vëmendje në mediat sociale.

E gjitha filloi me 10 tetori kur në Twitter u shpërnda një video e zogjve në Central Park dhe të gjithë sytë ishin tek “vizitori” misterioz.

Lloji i këtij rosaku vjen nga Azia lindore dhe shumë spekulojnë se ai ka ikur nga ndonjë pronar privat për të shijuar lirinë në park.

“Bird Alert” që shpërndau videon e tij e emëroi rosakun si “rosaku më i bukur në park”.

Pamja e mahnitshme e rosakut ndoshta është “ushqimi” perfekt për storyt në Instagram dhe kjo shpjegon faktin se sa shumë e kanë shpërndarë deri tani në rrjetet e tyre sociale.

E gjithë vëmendja tek rosaku on Vidnews.

Vetëm në Instagram, platforma e përdorimeve të hashtagut numëron deri tani 19.200 postime si #MandarinDuck.

Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë vënë re një mjet të vogël në këmbën e rosës çka rrit dyshimet se ai ia ka mbathur nga ndonjë pronar privat.

Por, lajmi i mirë është se në New York është e paligjshme të mbash një rosak si kafshë shtëpiake, prandaj për të gjithë admiruesit e tij ai do të vazhdojë të mbahet i lirë në Central Park.