/Ronaldo bën ‘çmendurinë’ në Londër pasi kishte dale per bashke me bashkeshorten dhe djalin

Ronaldo bën ‘çmendurinë’ në Londër pasi kishte dale per bashke me bashkeshorten dhe djalin

Ronaldo ka marrë dy ditë pushime nga skuadra e Juventusit pas ndeshjes me Milanin dhe ka përfituar nga ky rast që të udhëtojë në Londër së bashku me partneren e tij, Georgina Rodriguez. Portugezi ka ndjekur nga afër kompeticionin e tenisit si dhe ka festuar për herë të parë ditëlindjen e vajzës së tij Alana Martina.

Portugezi ka festuar në tokën e “Mbretëreshës” 1-vjetorin e vajzës së tij, Alana Martina, duke I lejuar vetes edhe një shpenzim të çmendur, sigurisht jo për të, por për njerëzit normal.

Sipas mediave britanike, Ronaldo ka blerë dy shishe verë në restorantin e famshëm “Scott’s”, ku ka darkuar me partneren e tij Georgina. Me një vlerë 31 mijë euro në total. Dëshmitarët tregojnë se fillimisht ka porositur një shishe Richebourg Grand Cru, që është verë më e kushtueshme në botë, për 20 mijë euro, më pas ka hapur edhe një shishe Pomerol Petrus të vitit 1982, që u pagua thuajse 11 mijë euro. Në fakt, të dytën Cristiano dhe Georgina e lanë përgjysmë, sepse nxituan të shihnin ndeshjen e tenisit.