Robert Ndrenika, mesazh prekës për ish-kolegen e tij, Hajrie Rondo


Aktori i njohur Robert Drenika, është i tronditur për vd.ekjen e parakohshme të ish-koleges së tij, Hajrie Rondo.

Ndrenika, i njohur për rolin e Vangjelit te filmi “Përrallë nga e kaluara”, ku në rol ishte bshkëshorti i Tanës (Hajrie Rondo), shkruan disa fjalë prekëse për kolegen e tij të ndj.erë, ndërsa publikon një fotografi të tyre në “Facebook”.

“Ylli i kinematografisë shqiptare u nda nga jeta edhe nuk ju kushtua vëmendje aq shumë, për atë që na bëri të lumtur me rolet e saj… por s’keni faj që ishit të fokusuar tek festat e pasanikëve. U prefsh në pa.qe mikesh”, shkruan aktori i madh.

Hajrie Rondo u nda nga jeta pasi prej kohësh vuante nga një së-mundje e rëndë, madje dy muaj më parë ajo i ishte nënshtruar një ndër-hyrjeje të vështirë.