Rita Lati rrëfen momentin prekës, Pas bisedës me Rozën, ish bashkëshorti nd ërroi jetë (VIDEO)


Aktorja shumë e dashur nga publiku shqiptar, Rita Lati ishte e ftuar në emisionin“Why not” ku si rrallëherë foli mbi jetën private, për ish-bashkëshortin, ndarjen e deri tek vd ekja e tij.

“Unë jetova 12 vite me të dhe kur pashë se ti e kishe të pamundur, mblodhe kukullat dhe the ‘Hajde ikim’, atëherëa vendosëm që të iknim”, tregoi Rita Lati për momentin e ndarjes.

Aktorja u shpreh se në momentet e fundit të jetës së babait të Rozës është kujdesur që ajo të ishte pranë tij.

“Sido që të ishin punët, mes meje dhe babait tënd, babai është i domosdoshëm në jetë edhe thjesht kur hayn në shtëpi dhe unë e doja komunikimin që ai kishte me ty.

Një baba mjaft i devotshëm për ty. Edhe pse kishte krijuar një jetë tjetër, bëra të pamundurën që babi të ikte jashtë, sa më thanë në Ministri se a duhet ta fusim brenda, të ka kërc ënuar dhe unë thashë: Aman shpëtoni babain e Rozës.

Operimi bëhej në Turqi. Ai nuk e kishte të gjatë. Unë u përpoqa si një mama, përtej asaj artiste. Si një mama që duhej të ishte në pjesën tënde babi jot. Artikulonte që të kërkonte. Erdha të mora dhe i thashë ‘Ja ku e ke Rozën, foli Rozës’. Folët bashkë dhe pas pak ndërroi jetë”, rrëfeu Rita Lati.

“Kur u ndava me babain tënd mora vetëm një çantë dore. E nisa nga zero. Ishte një kohë e artë e lekëve për ne artistët. Merrnim 90% të skenës. Kështu që thashë asnjë gjë. Ja kisha bërë hallall të tëra. Thesarin (Rozën) e kisha me vete dhe kaq mjaftonte për mua”, përfundoi aktorja.