/Rikthehet ngjarja që trondltl Shqipërinë. Ja ku ndodhet Bleona Mata

Rikthehet ngjarja që trondltl Shqipërinë. Ja ku ndodhet Bleona Mata

Kanë kaluar 8 vite nga humbja e Bleona Matës vajzës 7 vjeçare. Ajo sot është 15 vjeçe dhe ende nuk dihet fati i saj. Nëna e Bleona Matës i bën apel institucioneve shqiptare. Bukurie Mata deklaron se një emigrant shqiptar në Londër i ka pohuar se e ka parë vajzën dhe i ka dërguar asaj foto.

Bukurija shprehet se në foto është pikërisht vajza e saj Bleona, edhe pse e sigurt plotësisht do të ishte vetëm nëse do ta kishte përballë. Vendndodhja e fundit e Bleonës, sipas versionit të Bukurie Mates është Londra.

Sipas informacioneve që i ka dhënë emigranti nga Londra, nëna e Bleona Matajt pohon se fillimisht vajza ka qenë në Shqipëri, për të kaluar më pas në Greqi e prej andej në Maqedoni, ku është mbajtur nga një shtetas maqedonas.

Ky i fundit, sipas Bukurie Matës është edhe personi që e mban aktualisht në Londër, Bleonën dhe i ndryshon vendndodhjen herë pas here për të mos u gjetur nga policia.

Nëna e Bleonës deklaron se nga ana e shtetasit maqedonas, ka pasur edhe një kërkesë për para në këmbim të dorëzimit të vajzës. Sipas saj, maqedonasi që mban aktualisht Bleonën në Londër ka kërkuar 20 mijë euro që t’i kthejë vajzën. Për këtë rast ajo shprehet se ka vënë në dijeni edhe Policinë dhe Prokurorinë e Krlmeve të Rënda.

Bukurie Mata tha per Tv Fax News që përgjegjësine për humbjen e vajzes së saj e kanë vetëm 5 vajzat e fshatit që ishin me Bleonën. Sipas saj ata e dinë se ku ndodhet Bleona Mata, ndërkohë që jane të lira dhe policia nuk po heton me për vajzën e saj.

https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/255050241824374/?t=0