/Rike Roçi zbulon se është prej vitesh në një lidhje: Ai ka shumë besim tek unë

Rike Roçi zbulon se është prej vitesh në një lidhje: Ai ka shumë besim tek unë

Ajo ka qenë shpesh fokus i mediave rozë për lidhjet e saj të mundshme.

E ftuar në “Një kat më lart” Rike Roçi i dha moderatorit Ermal Peçi shumë përgjigje rreth jetës personale.

Me shaka, Ermali i thotë se mashkulli i saj zë vend në portale dhe se do ishte mirë, më në fund, të na tregonte si është e vërteta. Duke parë fotot e saj të udhëtimeve ajo thotë:

“Unë bredh o me shoqet, o me të dashurin. Nuk jam vetëm, kam kohë që jam lidhur. Portalet kanë shkruajtur gjëra që kam qeshur. Më thanë që isha ne Ibiza me Icardin, isha me të dashurin tim. Nuk kam pasur shumë meshkujt në jetën time edhe pse mbase njerëzit e kanë menduar. Ai ka shumë besim tek unë….”