/Reshje te medha bore mberijne ne Shqiperi,ja cfare pritet te ndodhe sot

Reshje te medha bore mberijne ne Shqiperi,ja cfare pritet te ndodhe sot

Kontinenti Europian është përfshirë nga aktiviteti masave ajrore të ftohta të cilat do të ifluncojnë mot me rreshje dhe temperatura të ulëta në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë.

E martë, 18 dhjetor 2018: Masat e ftohta arktike do të avancojnë me tej drejt vendit duke bërë të mundur reshje bore intensive përgjatë zonave malore dhe kodrinore deri në lartësitë 400-600 metra në nivelin e detit. Ndërsa zona perëndimore do të ketë reshje shiu.

Gradualisht pasdite rreshjet do të humbin intesitet duke u spostuar drejt Ballkanit lindor. Era do të jetë me drejtim verilindje me shpejtësi 15-25 m/sek në bregdet.

Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 ballë me lartësi vale 1,5 deri në 5,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të pësojnë rënie.

Temperaturat min dhe max:
Zonat malore -5/3°C
Zonat e ulëta 0/10°C
Zonat bregdetare 4/13°C