Reagon Renato Mekolli: Jemi vend i varfër, nuk kanë bukë të hanë e shesin p*rdhë


Shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, ka ngjallur shumë polemika me emisionin e tij të ri në Top Channel, duke u bërë madje edhe epiqendër e një cikloni kritikash për sjellej te tij të ashpra dhe kundrejt konkurrentëve.

Kjo gjë padyshim e ka bërë atë shefin e kuzhinës më të përfolur të momentit në Shqipëri.

Mekolli është pyetur në emisionin “Thumb”, ku ishte i ftuar këtë të shtunë, në lidhje me punët që ka provuar para, se të bëhej i famshëm. Ai është treguar i sinqertë, duke thënë se ka bërë punë të ndryshme, përpara se të realizonte ëndrrën e tij.

“Unë kam shitur gërvisht dhe fito. Kam punuar edhe si murator me babin ne Greqi. Por kam larë edhe pjata dhe kjo pjesa, ua ka larë pjata ua kështu ua ashtu me duket shumë fallso tek njerëzit. Dhe situata e shoëbizzit shqiptar sepse bëjnë sikur kanë filluar gjithmonë nga lart. Ndërkohë ne jemi një vend kaq i varfër. Dhe i shikon të gjithë me veshje te bukura me rroba të mira. Por ata s’kanë bukë të hanë dhe shumica shesin p*rdhë.” shtoi ai.

I pyetur, pse shqiptarët e bëjnë këtë, Mekolli është përgjigjur:

Është presioni shoqëror, dhe nuk jemi ngopur akoma me jetën me gjithçka që na rrethon e të gjitha situatat që janë rreth nesh.”