Reagon për herë të parë bashkeshortja e Saimir Tahirit,ja cfare thote


Është hera e parë që bashkëshortja e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ka reaguar në lidhje me situatën në të cilën ndodhej dikur burri i saj, i cili njoftoi për mediat dokumentin e prokurorisë italiane ku hetlmet për të kishin pushuar.

Fatlinda Berisha Tahiri ka mbështetur bashkëshortin e saj duke shpërndarë një video në rrjetet sociale dhe ka kërkuar edhe mbështetjen e të tjerëve në mënyrë që e vërteta të dalë në shesh.

Ajo shkruan mbi postimin e shpërndarë në “Facebook”:

Te lutem shperndaje. Genjeshtra ka bere gjysmen e rruges rreth botes, nderkohe qe e verteta eshte duke veshur kepucet…por kur i ka veshur ato, sdo te ndale me kurre… “.
Ndërkohë që më herët Saimir Tahiri shkruan: Që e VËRTETA të bëjë më shumë rruge se gënjeshtra, duhet ndihma jote.

Në disa dalje të mëhershme televizive ai është shprehur se familja e tij ka qenë ajo që ka vuajtur më shumë aku-zat dhe për-baltjet e kundërshtarëve të tij, dhe mesa duket tani familja Tahiri kërkon njëzëri që të gjejnë qetësinë.