/Ranë në dashuri me shikim të parë, vajza dhe djali komunikuan për dy vite me google translate

Ranë në dashuri me shikim të parë, vajza dhe djali komunikuan për dy vite me google translate

Edhe pse flisnin gjuhë të ndryshme, ata sot janë bashkë. Kjo është historia e 23-vjeçares Chloe Smith nga Wolverhamptoni i Anglisë dhe të dashurit të saj, 25-vjeçarit nga Napoli, Daniele Marisco.

Ata u njohën në një party në Ibiza dy vite më parë dhe ranë në dashuri me shikim të parë. Pasi e kuptuan këtë ata duhet të zgjidhnin problemin e komunikimit dhe u erdhi në ndihmë google translate.

Gjithashtu ata përdorën edhe videot me titra në gjuhën e tyre. Tashmë ata jetojnë sëbashku në jug të Londrës.

Chloe punon si grimiere, ndërsa Daniele është banakier në një restorant Italian. Pas dy vitesh, ata më në fund arritën të mësonin gjuhën e njëri-tjetrit.

Chloe tha:

Edhe pse nuk kisha kurrë një të dashur të huaj, e dija që ai më pëlqente, e dija që ai do të mësonte një ditë. Ndonjëherë duhet t’i bësh këto sakrifica për dashurinë. Disa njerëz menduan se unë isha e çmendur, kur shkova me të në Barcelonë, vetëm një javë pasi e kisha njohur, por unë e dija që ishte zgjidhja më e mirë që mund të kisha bërë ndonjëherë.