Rama vizitë në Turqi, Erdogan e pret në Pallatin Presidencial në Stamboll (VIDEO)


Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë në ku është takuar me Presidenti Rexhep Tajip Erdogan, i cili e priti në Pallatin Beylerbeyi në Stamboll.

Nuk ka një njoftim të vizitës së Ramës në Turqi, ndërsa kjo është bërë i ditur nga faqja zyrtare e Presidentit turk, ku janë publikuar pamjet e takimit.

Nuk është hera e parë që Rama udhëton drejt Turqisë për të zhvilluar takime zyrtare dhe jo zyrtare me presidentin turk, me të cilin ndan edhe miqësi. Rama ka qenë i ftuari personal i Erdogan në disa aktiviteve të rëndësishme politike dhe jo vetëm në Turqi që prej fitores ardhjes në pushtet në 2013-ën.