/Rama në Turqi, takohet me presidentin Erdogan

Rama në Turqi, takohet me presidentin Erdogan

Në valën e protestave në vend, kryeministri Edi Rama ka fluturuar për në Turqi, ku ka zhvilluar edhe një takim me Presidenti Rexhep Tajip Erdogan, i cili e priti në Pallatin Beylerbeyi në Stamboll.

Nuk ka një njoftim të vizitës së Ramës në Turqi, ndërsa kjo është bërë i ditur nga faqja zyrtare e Presidentit turk, ku janë publikuar pamjet e takimit.

Nuk është hera e parë që Rama udhëton drejt Turqisë për të zhvilluar takime zyrtare dhe jo zyrtare me presidentin turk, me të cilin janë dhe miq.