/Rama në shtëpinë e shoqes së Zahos,nuk e prisja te ishte kaq…

Rama në shtëpinë e shoqes së Zahos,nuk e prisja te ishte kaq…

Ndërtimi i një shtëpie të re për familjen e Vullnet Shabajt nga Postriba e Shkodrës është në proces e sipër dhe për ta treguar se e mbajti fjalën, kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook, një video ku tregohet ecuria e punimeve.

Duke u uruar një mëngjes të mirë shqiptarëve, Rama, që e pati vizituar më herët këtë familje, ka takuar sërish vajzën e vogël të Vullnetit, të cilës i premtoi se do të bëhej shoqe me djalin e tij, Zahon.

“MIRËMËNGJES, dhe me familjen e Vullnetit në Postribë të Shkodrës, ku po kthehet shpresa tek e nesërmja, ju uroj një të dielë të qetë”, shkruan Rama.

Ndihma për familjen Shabaj, është ndër të shumtat rastet, ku kryeministri Rama i “vesh” shtetit rolin e bamirësit, për t’iu gjendur pranë atyre që jetojnë në kushte të vështira ekonomike dhe sociale.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1983371005088282/?t=0