May 29, 2020

Rama krahason veten me Ronaldon: Shqipëria pa mua, si Juventusi pa CR7-n

Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar mbrëmë në emisionin “Porta a Porta” në “Rai Uno”, ku ka folur për aktualitetin politik në Shqipëri.

Kryeministri e krahasoi situatën politike me skuadrën e Juventusit dhe veten e tij me Ronaldon.

“Ata u larguan nga parlamenti, dhe thanë që kryeministri duhet të largohet. Pra Juventusi duhet të largohet dhe të krijohet një skuadër e re pa Cristano Ronaldon. Pra ata u larguan nga Parlamenti, ndërkohë që deputetët po zëvendësohen me pasuesit në lista.

Në qershor janë zgjedhjet, por ata kanë bërë të njëjtën gjë edhe në zgjedhjet e shkuara. Sipas sondazheve të mija janë me keq se opozita e juaj”, deklaroi Rama.

Gazeta Shqip