/“Rama, Basha dhe Kryemadhi, koha juaj mbaroi”

“Rama, Basha dhe Kryemadhi, koha juaj mbaroi”

Studentët po përshkallëzojnë më shumë protestën e tyre. Studentët deklaruan se nga sot do t’i bashkohen prindërit në protestë duke lënë punën në shtet apo privat.

Një nga protestuesit kërkoi që të zhdu keshin nga skena politike tre partitë kryesore, PD, PS dhe LSI-ja.

I riu tha se do të protestonin deri sa të largohen këta politikanë dhe drejtimin e vendit ta marrë në dorë ushrtia deri në stabilizimin e skenës politike.

Një tjetër protestues ka një pankartë ku shkruan se është radha e popullit që t’i vendosë gjoba miliona euroshe politikanëve.