Qyteti arab në Bosnje ku vendasit mund të hyjnë vetëm si pastrues


Vendas të zemëruar janë duke protestuar për një qytet në Bosnje të ndërtuar nga investitorët nga Lindja e Mesme.

Ky qytet ka gjuhë “zyrtare” arabishten, e ku vendasit mund të hyjnë në të vetëm nëse punojnë si shërbyes.

160 shtëpi janë ndërtuar në një enklavë luksoze afër Tarcin, 5 kilometra larg kryeqytetit të Bosnjës, Sarajevë.

Por, shumë vendas të zemëruar thonë se e vetmja mënyrë për të hyrë në atë zonë është duke u punësuar si shërbyes apo pastrues.

Shtëpitë, që tregtohen vetëm në Kuvajt, janë duke u shitur për 150 mijë euro e reklamohen si pasuri në shtetin mysliman Bosnja, siç thonë reklamat, “e njohur për bukuritë që i ka dhuruar Allahu”, transmeton InfoKosova.

Kompleksi ka siguri shumë të madhe, ka porta e mure shumë të larta.

Disa gra qëndrojnë aty gjatë gjithë vitit me fëmijët e tyre e burrat e tyre janë vetëm vizitorë rasti.

Një punëtor i pasurive të patundshme ka thënë për mediet lokale se pronarët e këtyre shtëpive nuk dëshirojnë të përzihen me vendasit.

“Ata kanë traditat e veta kur vije puna te veshja, sjellja e lutja, dhe nuk dëshirojnë që njerëzit t’i shikojnë ata”.

Shiko Videon:

https://youtu.be/GLDjiUNNrJk