Qytetari ankohet për ilaçet me rimbursim, Rama i zgjidh problemin (Video)


Kryeministri Edi Rama postoi një video, ku një qytetar shpreh shqetësimin në lidhje me barnat me rimbursim, pasi me ndryshimin e listës ai duhet të paguajë për medikamentin. Rama e adreson këtë problem të ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila më pas ndërmerr hapat e tjerë për t’i dhënë zgjidhje çështjes së qytetarit.

“Mirëmëngjesi dhe me këtë episod që nisi në takimin e llogaridhënies në Kurbin e përfundoi në zyrën e ministres në Tiranë, ku sqarohet edhe kushdo që është i interesuar të dijë për listën e re të barnave të rimbursueshme, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.