/Qëndroi i varur në katin e 12-të të ndërtesës pa pajisje mbrojtëse, për t’i vendosur dritaret e reja (Video)

Qëndroi i varur në katin e 12-të të ndërtesës pa pajisje mbrojtëse, për t’i vendosur dritaret e reja (Video)

Një burrë ka rrezikuar jetën duke tentuar të vendosë dritaret e reja në apartament, duke qëndruar i varur jashtë dritareve në katin e 12-të të ndërtesës pa pajisje mbrojtëse.

Ky moment është filmuar nga dëshmitarët okularë, që nuk mund t’i besonin syve se çfarë po shihnin, transmeton Telegrafi.

Ngjarja ka ndodhur në Tyumen të Rusisë, ku një burrë dukej se nuk i frikësohej vdekjes, për faktin se kishte dalur jashtë dritareve duke qëndruar i varur dhe duke u përpjekur t’i vendosë dritaret e reja.

Mjaftonte një lëvizje më e vogël e gabuar që këtë veprim ta paguajë me jetë, megjithatë raportohet se ai ka arritur t’i vendosë dritaret e reja dhe të futet brenda shëndoshë e mirë.

Pamjet e kësaj ngjarje janë publikuar në masë të madhe në rrjetet sociale dhe për pak minuta janë bërë virale. /Telegrafi/