Puthi në buzë të bijën dhe u kritikua, Robert Berisha bën reagimin fantastik (Foto)


Robert Berisha është shfaqur në skenën shqiptare kohët e fundit megjithëse karriera e tij si këngëtar është e gjatë.

Deri pak kohë më parë ai njihej thjesht si bashkëshorti i këngëtares Nora Istrefi.


Roberti është bërë pjesë e formatit të kërcimit “Dance With Me”, ku konkurron së bashku me partneren e tij në kërcim, Leila Krajën.

Jeta e zënë me koncerte dhe angazhime të tjera, nuk i jep shumë kohë atij të shpenzojë me vajzën e tij Renee.

Ai ka postuar një foto në Instastory ku e puthte atë në buzë.

Fotoja ka bërë xhiron e rrjetit dhe për këtë Roberti ka patur një reagim.

I kontaktuar nga ‘Class’, ai ka treguar se e kishte marrë shumë malli për të bijën dhe ky nuk i dukej aspak veprim i keq.

Këngëtari u shpreh:

Shyqyr që është vajza ime dhe fati i saj është që nuk e përpiva fare, po kaloi mirë me një puthje. Aq shumë më merr malli për të. Portalet puthin edhe vajzat e të tjerëve dhe nuk ju duket e çuditshme. Por, kur shohin fytyra publike që bëjnë një gjest të tillë, atëherë bëjnë një shkrim që të përfitojnë nga kIikimet. Gjithsesi, janë shumë të mirë. Unë i dua fort.”