Pushime luksi , ja ku jane mbledhur Samir Mane, Blendi Fevziu, Ben Blushi dhe Baton Haxhiu (Foto)


Samir Mane është një nga njerëzit më të pasur në Shqipëri. Pasuria duket se i jep të drejtë që të ketë kontroll në politikë dhe media. Një prej tyre është Ben Blushi, që deri dje fliste kundër oligarkëve dhe të pasurve që po shfrytëzonin njerëzit për t’u pasuruar.

Blushi bashkë me Baton Haxhiun dhe Blendi Fevziun, të cilët nën shoqërinë e biznesmenit Samir Mane, kanë nisur disa ditë pushimesh në Kuba dhe në Panama.

Fotot janë bërë publike nga moderatori Fevziu, i cili është i njohur për pushimet e tij në vende të ndryshme të botës, si dhe për pasionin e madh për udhëtimet. Me këtë rast shohim dhe Blushin, i cili që pas marrjes së drejtimit të Top Channel është zhdukur tërësisht nga jeta publike.

Duket se temeraturat e larta në Kubë, kanë bërë që personazhet e njohur të shijojnë dhe verën para kohe, pasi në Shqipëri në këto ditë pritet një ulje e ndjeshme e temperaturave.