Punët e para të Vipave: Striptiste? Shitja e fiqve dhe trajner basketbolli…


Janë personazhet më të njohur dhe më të paguar në Shqipëri, por jo për të gjithë puna e tyre e parë ka qenë muzika. ”Përveçse këngëtar nuk kam bërë kurrë një punë tjetër më herët në jetën time. Pagesën e parë e kam marrë në moshën 16-vjeçare për një koncert në TVSH”, tha këngëtari Alban Ramosaj.

Ndërkohë moderatorja Arjola Shehu, e cila drejtoi edicionin e fundit të Kënga Magjike, tregoi se puna e saj e parë ka qenë si babysitter. “Puna ime e parë ka qenë babysitter, kam punuar për një muaj. Ishte një vajzë kineze e adoptuar në një familje angleze. Unë punoja rreth 3 orë në ditë dhe paguhesha 10 000 lekë të vjetra në orë. Puna që nuk do doja të bëja kurrë në jetën time është striptiste”, tha Shehu.

Ledri Vula i cili është ndër këngëtarët më të pëlqyer tha se puna e tij e parë ka qenë si ndihmës trajner basketbolli dhe se për të është paguar 20 euro. “Unë kam punuar si ndihmës trajner për fëmijët në basketboll dhe jam paguar 20 euro. Piktura është puna që nuk do bëja kurrë, nuk di të pikturoj”, tregoi Ledri Vula.

Kryebashkiaku Erion Veliaj ishte një ndër personazhet që nuk i ka shpëtuar intervistës së “Jo vetëm modë”. Ai tregoi se puna e tij e parë ka qenë si shitës fiqsh dhe paga e parë që ka marrë ka qenë 500 lekë. ”Puna ime e parë ka qenë shitës fiqsh, kam shitur 3 pala fiq dhe aty kam marrë 500 lekëshin e parë”, tregoi Veliaj.

Argjentina Ramosaj tregoi se puna e saj e parë ka qenë si kontrolluese elektriciteti në Holandë ku ka jetuar prej vitesh me familjen e saj. “Unë kam jetuar në Holandë dhe kam filluar punë shumë herët. Kam nisur punën shumë herët kam bërë kontrollimin e elektricitetit dhe në fundjavë punoja si modele”, tha Argjentina Ramosaj. /Tv Klan/